Kryeministri i Kosovës dhe kryetari i LVV, Albin Kurti, ka përkujtuar 21-vjetorin e masakrës së Podujevës, ku u vranë anëtarë të familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu.
Kurti ka theksuar se kjo masakër u krye nga njësiti famëkeq “Shkorpionët”, i përfshirë më parë edhe në krime në Bosnje e Hercegovinë.
“Krimet e kryera nga Serbia gjatë luftës në Kosovë kanë dëshmi dhe dëshmitarë.
Ato duhet të shndërrohen në aktakuza konkrete dhe dënime të merituara. Institucionet tona kanë për obligim që këto dëshmi të bëhen themel i drejtësisë së mohuar për dekada”, ka shkruar Kurti.




