Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar masakrën e 28 marsit 1999 në Podujevë, ku u vranë 16 anëtarë të familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu.
Ajo theksoi se viktimat, gra dhe fëmijë të pafajshëm, u vranë mizorisht nga forcat e regjimit serb, duke e cilësuar këtë ngjarje si dëshmi të egërsisë së luftës në Kosovë.
Osmani u shpreh se dhimbja për viktimat mbetet e përhershme, ndërsa drejtësia për krime të tilla është një detyrim që nuk shuhet me kalimin e kohës.
Në fund, ajo bëri thirrje për kujtim të përhershëm të martirëve.




