Papa Leoni ka zhvilluar një vizitë njëditore në Monako, duke u bërë Papa i parë pas gati pesë shekujsh që viziton këtë shtet të vogël mesdhetar.
Gjatë qëndrimit, ai u bëri thirrje banorëve që të ndajnë pasurinë e tyre dhe të ndihmojnë njerëzit në nevojë, duke theksuar se çdo e mirë duhet të shërbejë për përmirësimin e jetës së të gjithëve.
Papa u takua me Princin Albert, kreun e shtetit të Monakos, ndërsa vizita synon të tregojë se edhe vendet e vogla mund të kenë ndikim të rëndësishëm në skenën ndërkombëtare.
Në këtë takim, ai i dhuroi princit një vepër arti me figurën e Shën Françeskut të Asizit, simbol i përkushtimit ndaj të varfërve dhe jetës së thjeshtë./EO/




