Kryetari e Prishtinës, Përparim Rama, ka përshëndetur veprimin dhe qasjen institucionale të Prokurorisë Speciale të Kosovës lidhur me ekspozitën “Masakrat në Kosovë 1998–1999”.
Rama theksoi se e vërteta historike e Kosovës është themel i drejtësisë dhe dinjitetit kombëtar dhe nuk mund të jetë subjekt interpretimi apo manipulimi. Sipas tij, çdo përpjekje për shtrembërimin e saj duhet të trajtohet me përgjegjësi të lartë institucionale.
Ai shtoi se nuk duhet toleruar që individë të papërgjegjshëm të manipulojnë periudhat më të ndjeshme të historisë, duke kërkuar që institucionet e drejtësisë të veprojnë me zero tolerancë ndaj çdo veprimi që cenon të vërtetën historike dhe rendin kushtetues.




