Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj ekspozitës së fundit për masakrat e luftës 1998–1999, duke e cilësuar atë si të papranueshme dhe skandaloze.
Sipas PDK-së, ekspozita shtrembëron të vërtetën historike dhe cenon dinjitetin e viktimave dhe familjeve të tyre. Në reagim thuhet se çdo përpjekje për relativizimin e krimeve apo deformimin e fakteve është e rrezikshme për kujtesën kolektive dhe drejtësinë historike.
PDK kërkon transparencë për mënyrën e përgatitjes së ekspozitës, identifikimin dhe mbajtjen përgjegjës të personave të përfshirë në financim dhe promovim, si dhe kërkimfalje publike ndaj familjeve të viktimave dhe qytetarëve.
Po ashtu, kjo parti ka bërë thirrje për hetime lidhur me mundësinë e elementeve penale në këtë rast.




