Mungesa e stentave në Klinikën e Kardiologjisë në QKUK ka lënë mbi 2 mijë pacientë në listë pritjeje për ndërhyrje, duke rrezikuar jetën e tyre.
Familjarët kërkojnë furnizim urgjent me stenta, pasi trajtimi në sektorin privat është i papërballueshëm.
Drejtori i Klinikës, Faik Shatri, konfirmon mungesën, por thotë se situata është nën kontroll dhe se furnizimi pritet të realizohet së shpejti.




