Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka reaguar ashpër ndaj ekspozitës së Shkëlzen Gashit mbi luftën e Kosovës, duke e cilësuar atë si “skandaloze” dhe një devijim nga e vërteta historike.
Partia ka kërkuar përgjegjësi të qartë për financimin dhe promovimin e ekspozitës, duke e cilësuar si një dështim serioz institucional që është mbështetur nga Kuvendi i Kosovës.
LDK thekson se ky akt përbën një shkelje të dinjitetit të viktimave të luftës dhe kërkon kërkimfalje nga institucionet shtetërore.
Partia shpreh mbështetje të plotë për Prokurorinë Speciale dhe kërkon që ky rast të trajtohet me seriozitet dhe paanshmëri deri në zbardhjen e çdo përgjegjësie të mundshme.




