Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka përgëzuar Kombëtaren e Kosovës pas ndeshjes së fundit ndaj Turqisë, duke vlerësuar angazhimin dhe performancën e futbollistëve.
“Një përpjekje e shkëlqyer nga ekipi kombëtar i Kosovës – luajtët me zemër, vendosmëri dhe krenari. Ajo që arritët është vërtet e jashtëzakonshme dhe e paharrueshme”, shkruan Ambasada e SHBA-së.




