Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka zhvilluar takim me ambasadorin jorezident të Mbretërisë së Danimarkës në Kosovë, Christian Grønbech-Jensen.
Në fokus të bisedimeve ishte forcimi i marrëdhënieve dypalëshe dhe zgjerimi i bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
Diskutimi përfshiu edhe planin e Danimarkës për hapjen e një ambasade në Tiranë, e cila do të mbulojë edhe Kosovën, duke kontribuar në thellimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.




