Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas ndeshjes së fundit të përfaqësueses, duke shprehur zhgënjimin për rezultatin, por edhe krenarinë për paraqitjen e ekipit.
Ai u shpreh se ndonëse qytetarët prisnin një rezultat më të mirë, përfaqësuesja ka dhuruar emocione të jashtëzakonshme dhe ka bërë që i gjithë kombi të ndihet krenar.
Kurti theksoi se fakti që Kosova ishte pranë kualifikimit tregon potencialin dhe nivelin e lartë të ekipit, duke shtuar se suksesi i madh është shumë afër.
Në fund, ai falënderoi lojtarët, trajnerin dhe stafin për angazhimin, duke bërë thirrje për mbështetje të vazhdueshme: “Forca Kosovë!”.




