Një rast i dhunës në familje është regjistruar në Prishtinë, ku një konflikt mes bashkëshortëve ka përfunduar me përleshje fizike.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 5 prillit në rrugën “Hekurudha”, pas një mosmarrëveshjeje që dyshohet të ketë nisur nga një incident në garazh.
Situata ka kaluar nga debat verbal në përplasje fizike mes çiftit.
Policia ka ndërhyrë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar të dy personat në stacion, ku kanë marrë edhe trajtim mjekësor.
Sipas të dhënave fillestare, të dy kanë qenë nën ndikimin e alkoolit.
Me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar si “dhunë në familje”, ndërsa të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
Hetimet për rastin po vazhdojnë.




