Ka nisur edicioni i shtatë i Kursit të Avancuar për Menaxhimin Sportiv (ASMC), i organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës.
Nga Federata e Basketbollit të Kosovës, në këtë program marrin pjesë:
Vlora Braha – Zyrtare për Integritet
Sumeja Osmani – Asistente e Projekteve
Moduli i parë u përqendrua në menaxhimin e organizatave sportive, me ligjërues vendorë dhe ndërkombëtarë që ndanë përvojat më të mira në zhvillimin e sportit.
FBK vazhdon të investojë në zhvillimin profesional të stafit, duke ndërtuar një të ardhme më të fortë për basketbollin në Kosovë.
Në edicione të mëparshme kanë diplomuar figura si Elvira Dushku, Adriatik Rraci, Artina Hasani, Edita Medunjanin, Rrezarta Kqiku dhe Eldina Asimi.




