Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin Albi Mall, ka shpallur futbollistin më të dalluar të javës së 27-të në Superligë: Robert Rrahmani i SC Gjilani.
Rrahmani shënoi golin e parë në fitoren 2:1 si mysafir ndaj Prishtinës së Re, një rezultat ky që afroi skuadrën drejt objektivit për një vend në Evropë. Vlerësimi u bë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit.
Pas marrjes së çmimit, Rrahmani deklaroi:
“Fitorja ka qenë shumë e vlefshme për objektivat e klubit. Këtë çmim ia dedikoj bashkëlojtarëve, stafit dhe familjes sime, të cilët kanë merita për këtë sukses.”




