Këngëtarja e njohur, Adelina Tahiri, ka festuar së fundmi 34-vjetorin e saj me një mbrëmje të veçantë, në praninë e miqve dhe familjarëve më të afërt.
E njohur për stilin e saj të veçantë, ajo u kujdes që gjithçka të ishte perfekte.
Nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale, u pa qartë luksi që dominoi festën – ambient i dekoruar me lule të bardha, detaje elegante dhe një kullë mbresëlënëse me gota shampanje.
E veshur me një fustan të bardhë elegant, Adelina shkëlqeu në natën e saj, duke tërhequr vëmendjen me paraqitjen plot klas.
Një ndër momentet më të spikatura të festës ishin dhuratat. Veçanërisht ra në sy surpriza nga motra e saj, e cila i dhuroi një çantë luksoze të markës prestigjioze “Hermès”.
Këngëtarja ndau këtë moment edhe me ndjekësit në Instagram, ku u shfaq e buzëqeshur duke pozuar me çantën e saj të re, madje duke e mbajtur mbi kokë në mënyrë plot stil.




