Një person është ndaluar për 48 orë në lidhje me rastin e vdekjes së një punëtori në një objekt ndërtimi në Ferizaj.
Viktima, 59-vjeçar, dyshohet se ka rënë nga kati i gjashtë gjatë punimeve.
Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Vjosa Baftiu, ka bërë të ditur se ndalimi është bërë me urdhër të prokurorit për shkak të dyshimeve për rrezikim të sigurisë në vendin e punës.
Sipas saj, Policia dhe Inspektorati i Punës janë udhëzuar të ndërmarrin veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit.//eo//




