Ali Ahmeti ka marrë pjesë në hapjen e punimeve të Samitit të 4-të të Diasporës Shqiptare në Tiranë, me moton “Përmes rrënjëve lartësohemi”.
Ai theksoi rëndësinë e lidhjes me identitetin dhe historinë kombëtare, duke e cilësuar diasporën si një urë bashkimi mes shqiptarëve kudo që ndodhen.
Sipas tij, ky samit forcon bashkëpunimin, shkëmbimin e përvojave dhe angazhimin e përbashkët për zhvillimin dhe perspektivën evropiane të shqiptarëve.






