Partia Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore për të siguruar emërimin e anëtarit të saj të dytë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
Kandidati i PDK-së për këtë pozitë, Rashit Qalaj, tha se nuk përjashtohet dërgimi i çështjes në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, por aktualisht janë në pritje të vendimit nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.
Sipas tij, PDK i është drejtuar me shkresë edhe ish-presidentes Vjosa Osmani dhe ushtrueses së detyrës për të dekretuar sa më shpejt anëtarin e dytë, por deri më tani nuk ka pasur veprime konkrete.




