Një 20-vjeçar shqiptar është vrarë pas të shtënave me armë zjarri në Helsingborg të Suedisë, ndërsa një vajzë rreth 25 vjeç ka mbetur e plagosur.
Sipas mediave suedeze, ngjarja ka ndodhur pak para mesnatës, kur policia ka marrë alarmin dhe ka rrethuar zonën, duke zhvilluar hetime gjatë natës. Deri më tani nuk është bërë e ditur nëse ka persona të dyshuar.
Dyshohet se i riu, shtetasi M.Ll nga Fieri, i cili jetonte prej vitesh në Suedi, mund të ketë qenë i përfshirë në një rrjet të trafikimit të drogës në rajonin Skåne, por autoritetet ende nuk kanë dhënë detaje zyrtare për motivet e ngjarjes.




