Janë anuluar seancat e planifikuara nga 14 deri më 17 prill 2026 në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçi, Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut, Isni Kilajt dhe Hajredin Kuçit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Arsyeja e anulimit nuk është bërë e ditur, ndërsa seancat ishin paraparë të mbaheshin në rast nevoje gjatë procesit gjyqësor.
Të akuzuarit në këtë rast janë deklaruar të pafajshëm, ndërsa procesi lidhet me pretendime për pengim të drejtësisë dhe vepra të tjera që lidhen me administrimin e drejtësisë.//EO//




