Diskutimi për Projektligjin për Energjinë në Komisionin për Ekonomi është shoqëruar me përplasje mes deputetëve.
Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, e ka kritikuar punën e ish-ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, duke e cilësuar si “shembull të keq” gjatë debatit me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
Në përgjigje, Hajdari mbrojti punën e saj gjatë mandatit si ministre, duke përshkruar funksionimin e departamenteve dhe procesin e hartimit të politikave.
Debati u shoqërua me replika të ndërsjella mes palëve në komision.//EO//




