Komisioni për Ekonomi ka miratuar në parim Projektligjin për Energjinë me 5 vota për.
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha se projektligji synon rritjen e mbrojtjes së konsumatorëve dhe përafrimin e sektorit të energjisë me standardet e Bashkimit Evropian.
Gjatë diskutimeve, deputetët e opozitës ngritën kritika për centralizim të kompetencave dhe për cenim të rolit të rregullatorit të energjisë.//EO//




