Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Soçanicë të Leposaviqit.
Lajmin e ka konfirmuar për media zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, i cili ka bërë të ditur se arrestimi është kryer nga Njësia për Hetimin e Krimeve të Luftës në Prishtinë, ndërsa i arrestuari më pas është transferuar.
Ai ka theksuar se njësia rajonale e veriut nuk ka marrë pjesë në operacion, prandaj nuk mund të jepen detaje shtesë për rastin.
Sipas raportimeve të mediave në gjuhën serbe, i arrestuari dyshohet të ketë qenë më parë pjesëtar i Policisë së Kosovës para largimit të një pjese të pjesëtarëve të komunitetit serb nga institucioni.




