Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, ka deklaruar se çështja e zgjedhjes së presidentit mund të zgjidhet brenda 24 orëve nëse palët politike tregojnë vullnet dhe interes për shtetin.
Në një intervistë televizive, ai ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk po e trajton si prioritet çështjen e presidentit, duke shtuar se sipas tij, ajo po e konsideron të parëndësishme këtë proces.
Hasani u shpreh se PDK-ja duhet të dalë me një kandidat të qartë për postin e presidentit, ndërsa shtoi se procesi i zgjedhjes po varet nga kalkulimet politike të partive.




