Ligjëruesi në Universitetin Johns Hopkins dhe eksperti i menaxhimit të konflikteve, Edward P. Joseph, ka vlerësuar se zhvillimet politike në Hungari mund të krijojnë një dritare të re mundësie për Kosovën në arenën ndërkombëtare.
Sipas tij, ndryshimi i pushtetit në Hungari përbën një goditje për presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke theksuar se Budapest ka luajtur rol të rëndësishëm në mbështetjen e Beogradit brenda Bashkimit Evropian.
Joseph ka deklaruar se kryeministri i Kosovës duhet të shfrytëzojë këtë situatë për të forcuar pozicionin ndërkombëtar të vendit dhe për ta prezantuar Kosovën si faktor stabiliteti në rajon.
Ai ka shtuar se edhe SHBA-ja, sipas tij, nuk është e interesuar për “lojëra politike” nga liderët në rajon dhe ka kujtuar pezullimin e Dialogut Strategjik si shembull të qasjes së Uashingtonit.




