Ministri i Arsimit dhe Shkencës priti në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, ku u diskutua për forcimin e bashkëpunimit bilateral në fushën e arsimit dhe shkencës.
Në takim u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm, i cili është konkretizuar përmes projekteve në arsimin e lartë, bursave, mobilitetit akademik dhe programeve për zhvillimin profesional të mësimdhënësve.
U theksua rëndësia e vazhdimit dhe zgjerimit të partneriteteve ndërinstitucionale, me fokus të veçantë në avancimin e arsimit të lartë dhe rritjen e cilësisë në sistemin arsimor.
Të dy palët shprehën gatishmëri për thellimin e bashkëpunimit përmes iniciativave të reja që synojnë forcimin e lidhjeve akademike dhe institucionale mes dy vendeve.




