Deputeti i PDK-së dhe i mbijetuari i Masakrës së Dubravës, Nait Hasani, ka rrëfyer momentet e rënda që ka përjetuar gjatë luftës në Kosovë.
Në një intervistë televizive, ai ka përshkruar situata të tmerrshme brenda burgut, duke treguar për sulmet, të plagosurit dhe mungesën e trajtimit mjekësor, ku sipas tij shumë të burgosur mbeteshin pa ndihmë dhe humbnin jetën.
Hasani ka folur edhe për raste individuale të të burgosurve që i kanë kërkuar ndihmë, duke përshkruar gjendjen e rëndë emocionale dhe fizike në ato momente.
Ai ka theksuar se përjetimet më të rënda nuk ishin vetëm rreziku për jetën, por edhe pamjet e drejtpërdrejta të vuajtjes dhe vdekjes së të burgosurve brenda institucionit.




