Nënkryetarja e Lidhjës Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka deklaruar se subjekti i saj vazhdon të funksionojë si një “shtëpi e hapur politike”.
Ajo bëri të ditur se është në dijeni të bisedimeve që po zhvillohen me Vjosa Osmani, por theksoi se asgjë nuk duhet konsideruar zyrtare pa një konfirmim publik nga partia.
Sipas saj, mënyra se si funksionojnë partitë politike përcakton nëse ato janë të hapura apo të mbyllura, ndërsa LDK-ja, sipas saj, vazhdon të mbetet e hapur.
Kica-Xhelili shtoi se çdo zhvillim zyrtar do të bëhet publik nga kryetari i LDK-së përmes kanaleve zyrtare të partisë, duke nënvizuar se deri atëherë, çdo informacion mbetet jozyrtar.




