Mimoza Kusari-Lila ka reaguar pas tragjedisë në Malishevë, ku humbën jetën një baba dhe dy fëmijët e tij si pasojë e një zjarri në banesën e tyre.
Ajo u shpreh e trishtuar për humbjen e jetëve dhe theksoi se në këto momente të rënda bashkëndjen me familjen e viktimave.
Në reagimin e saj publik, Kusari-Lila uroi që familjarët të gjejnë forcë për të përballuar dhimbjen dhe humbjen, duke shprehur ngushëllime të sinqerta për familjen Berisha.
“U prehshin në paqe babai me dy fëmijët e tij”, ka shkruar ajo në një postim në rrjetet sociale.




