Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se vendi i tij dhe Irani janë shumë afër arritjes së një marrëveshjeje të re lidhur me programin bërthamor të Teheranit.
Trump theksoi se Irani nuk duhet të posedojë armë bërthamore, ndërsa negociatat aktuale, sipas tij, po zhvillohen në një frymë pozitive dhe me gatishmëri më të madhe për kompromis nga të dyja palët.
Ai u shpreh optimist se një marrëveshje “e mirë” mund të arrihet së shpejti, duke shtuar se raundi i ardhshëm i bisedimeve mund të zhvillohet gjatë fundjavës.




