Finalisti Mateo Borri ka zbuluar planet e tij nëse fiton çmimin prej 100 mijë eurosh në Big Brother VIP Albania.
Ai tha se prioritet fillestar do të jetë shlyerja e një kredie dhe sigurimi i një shtëpie, ndërsa më pas synon të investojë në hapjen e një biznesi personal, duke theksuar se kjo shumë nuk është e mjaftueshme për planet afatgjata.
Mateo u shpreh se synon të ndërtojë diçka më të madhe në të ardhmen, ndërsa vlerësoi se për të, mbështetja e publikut është po aq e rëndësishme sa çmimi financiar.




