Në përpjekje për të arritur një zgjidhje politike për zgjedhjen e presidentit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pritet të takohet nesër me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Sipas burimeve, takimi do të mbahet në orën 11:00 dhe fokusi kryesor do të jetë arritja e një konsensusi politik për këtë çështje.
Ky takim vjen në një kohë kur janë shtuar thirrjet për bashkëpunim ndërmjet partive, me qëllim shmangien e zgjedhjeve të jashtëzakonshme dhe sigurimin e funksionimit normal të institucioneve.
Zgjedhja e presidentit është kthyer në një nga temat kryesore të skenës politike, ndërsa pritet të shihet nëse palët do të arrijnë një marrëveshje në ditët në vijim.




