Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka zhvilluar një vizitë në Strasburg, ku është takuar me zyrtarë të lartë të Këshillit të Evropës për të diskutuar procesin e anëtarësimit të Kosovës.
Ai ka zhvilluar takime me Sekretarin e Përgjithshëm, Alain Berset, dhe me Presidenten e Asamblesë Parlamentare, Petra Bayr, duke theksuar përkushtimin e Kosovës ndaj demokracisë dhe sundimit të ligjit.
Gjatë vizitës, Konjufca është takuar edhe me zyrtarë të tjerë të rëndësishëm të këtij institucioni, ndërsa ka deklaruar se Kosova është e gatshme për anëtarësim.
Ai ka theksuar se ky proces është i rëndësishëm për forcimin e pozitës ndërkombëtare të vendit, duke përmendur edhe sfidat që kanë ndikuar në mosanëtarësimin e deritanishëm.




