Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nuk do të marrë pjesë as në seancën e sotme të thirrur për zgjedhjen e Presidentit. Këtë e ka konfirmuar deputeti Armend Zemaj, i cili për media është shprehur shkurt se partia e tij nuk do të jetë pjesë e kësaj seance.