Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar se KEK dhe KESCO kanë arritur marrëveshje që parandalon rritjen e tarifave të energjisë elektrike. Sipas saj, kjo marrëveshje është në përputhje me raportin konsultativ të ZRrE-së dhe është mirëpritur nga Qeveria e Kosovës.
Rizvanolli theksoi se përveç ruajtjes së çmimeve të përballueshme për qytetarët dhe bizneset, marrëveshja mundëson edhe vazhdimin e investimeve në KEK, konkretisht në të dy termocentralet, me qëllim rritjen e prodhimit dhe zgjatjen e jetëgjatësisë së tyre.




