Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar para seancës së jashtëzakonshme për zgjedhjen e Presidentit, duke e cilësuar si shkelje të rëndë kushtetuese votimin pa shumicën prej dy të tretave të deputetëve.
Ai ka paralajmëruar se vendi po shkon në një drejtim të rrezikshëm dhe u ka bërë thirrje ushtrueses së detyrës së Presidentes, kryetares së Kuvendit dhe kryeministrit që të ndalen dhe të mos vazhdojnë me këtë proces.
Sipas Haradinajt, nëse kjo rrugë vazhdon, qytetarët do të detyrohen të reagojnë për mbrojtjen e Kushtetutës, duke theksuar se “Kushtetuta mund të mbrohet tani vetëm nga sovrani”, përmes formave si protestat apo mënyra të tjera demokratike.




