Daut Haradinaj ka përkujtuar 27-vjetorin e Masakra e Studimes në Vushtrri, duke e cilësuar atë si një nga krimet që shpërfaq fytyrën e vërtetë të regjimit kriminal të Serbisë.
Sipas tij, në këtë masakër u vranë 116 civilë shqiptarë të pafajshëm, ndërsa këto krime mbeten dëshmi e fuqishme e vuajtjeve që përjetoi populli shqiptar në rrugën drejt lirisë.
Haradinaj theksoi se historia shqiptare është e shkruar me gjak dhe se nuk do të ketë kurrë heshtje përballë, siç u shpreh ai, shtetit vrastar serb që, sipas tij, vazhdon të strehojë kriminelë.
“Në përjetësi kujtimi për martirët e Studimes dhe për të gjithë dëshmorët e martirët e kombit”, ka shkruar Haradinaj.




