Vaksinat vazhdojnë të vlerësohen si një nga mënyrat më të sigurta për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse në Kosovë, ndërsa mbulueshmëria e imunizimit mbetet e qëndrueshme.
Zyrtarë shëndetësorë thonë se programi i imunizimit ka shënuar përparime, përfshirë edhe futjen e vaksinave të reja si ajo kundër rotavirusit, pneumokokut dhe HPV-së.
Megjithatë, sfidë mbetet rënia e vaksinimit kundër fruthit, shytave dhe rubeolës, që mund të rrisë rrezikun për shpërthime të këtyre sëmundjeve.




