Ndotja e ajrit mbetet ndër sfidat kryesore mjedisore në Kosovë, ku termocentralet llogariten si ndotësit kryesorë. Sipas institucioneve përkatëse, sektori energjetik kontribuon me rreth 40% të emisioneve ndotëse.
Ekspertët shëndetësorë paralajmërojnë se cilësia e dobët e ajrit po rrit ndjeshëm rastet e sëmundjeve respiratore dhe kardiovaskulare, duke ndikuar edhe në rritjen e vdekshmërisë.
IKSHPK kërkon masa urgjente, përfshirë monitorim në kohë reale, kontroll më të rreptë të ndotjes dhe ndëshkime për tejkalimin e normave, ndërsa institucionet thonë se po punojnë për politika dhe projekte të reja për përmirësimin e situatës.




