Federata e Futbollit e Kosovës ka licencuar dhjetë klube për pjesëmarrje në garat evropiane të sezonit të ardhshëm. Nga gjithsej 12 aplikime, vetëm dhjetë skuadra kanë arritur të plotësojnë kriteret e kërkuara për të marrë pjesë në kompeticionet ndërkombëtare.
Tetë nga klubet e licencuara vijnë nga Superliga e Kosovës në konkurrencën e meshkujve: FC Drita, FC Ballkani, FC Malisheva, FC Prishtina, SC Gjilani, FC Dukagjini, FC Llapi dhe FC Ferizaj. Ndërkohë, në konkurrencën e femrave janë licencuar KFF Mitrovica dhe KFV Prishtina.
Jashtë listës së klubeve të licencuara kanë mbetur FC Drenica dhe FC Prishtina e Re, të cilat nuk kanë arritur të përmbushin kriteret e përcaktuara. Ky vendim i hap rrugë klubeve të përzgjedhura që të përfaqësojnë futbollin kosovar në arenën evropiane sezonin e ardhshëm.




