Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi në Tiranë, ka akuzuar qeverinë se politikat e saj kanë shkaktuar largim masiv të qytetarëve nga Shqipëria.
Ai tha se sipas të dhënave, rreth 47% e popullsisë është larguar në dekadën e fundit, duke përmendur statistika të Eurostat për mbi 1 milion emigrantë drejt vendeve të zonës Shengen.
Sipas Berishës, arsyet kryesore janë gjendja ekonomike, rritja e kostos së jetesës dhe dobësimi i shërbimeve publike, çka ka ndikuar veçanërisht tek të rinjtë.




