Albin Kurti ka përkujtuar rënien e Luan Haradinaj më 6 maj 1997, duke e cilësuar si figurë kyçe të rezistencës së armatosur.
Kurti ka theksuar se Haradinaj ra gjatë një përballjeje me forcat jugosllave në kufirin Kosovë–Shqipëri, teksa po udhëhiqte një grup luftëtarësh të UÇK-së.
“Ai ra dëshmor në luftën për çlirimin e Kosovës”, ka shkruar Kurti, duke e quajtur Haradinajn “luan të lirisë”.




