Vjosa Osmani ka vlerësuar se rinia e Kosovës ka talent, energji dhe potencial të jashtëzakonshëm, duke theksuar rëndësinë e arsimit cilësor, partneriteteve ndërkombëtare dhe inovacionit për zhvillimin digjital të vendit.
Ajo ka thënë se teknologjia duhet të jetë në shërbim të vlerave njerëzore, etikës dhe dinjitetit, jo t’i dëmtojë ato.
Osmani ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në një aktivitet në Kolegjin Universum në Ferizaj në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Universiteteve Partnere.




