Njohësi i zhvillimeve politike, Valon Murati, e ka cilësuar si të “çuditshme dhe të pabesueshme” kërkesën e kryeministrit Albin Kurti për më shumë vota nga mërgata, me arsyetimin se opozita nuk po e lejon të punojë.
Murati theksoi se Kurti, si lideri më i votuar pas pavarësisë, ka në dispozicion institucionet kryesore dhe se kërkesa për më shumë vota në këto rrethana është paradoksale.
Ai e krahasoi situatën me periudha të mëhershme historike, duke shtuar se angazhimi politik nuk duhet të shoqërohet me ankesa, por me veprime konkrete.




