Kosova ka marrë pjesë për herë të parë si vend partner në konferencën ndërkombëtare “Future Industry Minds 2026” në Këln, Gjermani.
Në këtë ngjarje, ku po marrin pjesë liderë të industrisë gjermane, kompani evropiane, ekspertë të teknologjisë dhe investitorë ndërkombëtarë, po marrin pjesë edhe kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti, ministrja e Industrisë Mimoza Kusari-Lila, si dhe përfaqësues të kompanive kosovare.
Në hapjen e konferencës, Kurti vlerësoi marrëdhëniet mes Kosovës dhe Gjermanisë, duke theksuar potencialin ekonomik të vendit dhe mundësitë për bashkëpunim në industri, energji, teknologji dhe inovacion.
Ai tha se Kosova po bëhet një destinacion gjithnjë e më tërheqës për investime, falë fuqisë punëtore të re dhe zhvillimit të sektorit digjital, duke shtuar se lidhjet me Gjermaninë dhe diaspora kosovare janë një urë e rëndësishme bashkëpunimi.
Kurti theksoi se mbi dhjetë kompani nga Kosova po marrin pjesë në këtë forum, duke prezantuar kapacitetet e tyre në IT, prodhim, logjistikë dhe shërbime profesionale, gjë që sipas tij tregon rritjen e potencialit të ekonomisë kosovare.
Ai rikujtoi gjithashtu marrëdhëniet historike mes dy vendeve, përfshirë pritjen e refugjatëve kosovarë në vitet 1998–1999 dhe praninë e trupave gjermane në kuadër të KFOR-it në Kosovë KFOR.
“Këto janë themele të besimit tonë strategjik”, u shpreh Kurti, duke theksuar se Gjermania ka qenë ndër vendet e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës Kosova Gjermania.
Në konferencën “Future Industry Minds 2026” po zhvillohen edhe takime B2B dhe prezantime profesionale mes bizneseve kosovare dhe kompanive gjermane, me fokus në forcimin e partneritetit ekonomik dhe industrial mes dy vendeve.




