Kandidatja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka deklaruar se brenda partisë nuk ka pasur mosmarrëveshje rreth listës së kandidatëve për zgjedhjet e 7 qershorit, duke thënë se procesi ka qenë i rregullt.
Ajo komentoi edhe Nait Hasanin, duke e cilësuar si “figurë kombëtare”.
Musliu kritikoi rikthimin e PSD-së, duke thënë se kjo parti i ka “ofruar Kosovës një lider diktatorial si Albin Kurti” dhe se, sipas saj, ai “e ka kapur shtetin”.
Megjithatë, ajo tha se PDK mbetet parti e organizuar me struktura dhe vendimmarrje të qarta.




