Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka bërë thirrje për mobilizim të veteranëve dhe qytetarëve që të mblidhen sot në Skenderaj, pranë stacionit policor, ku pritet të intervistohet Sami Lushtaku.
Në një komunikatë, OVL e UÇK-së ka kërkuar unitet dhe përkrahje për ish-pjesëtarët e UÇK-së, duke theksuar se lufta çlirimtare ishte e drejtë dhe se ata nuk do të jenë kurrë vetëm.
Organizata ka apeluar që tubimi të zhvillohet në mënyrë të qetë, dinjitoze dhe në frymë respekti qytetar.




