Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim komisioneren e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos.
Takimi po zhvillohet në objektin e Qeverisë së Kosovës, ndërsa pas tij Kurti dhe Kos pritet të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.
Gjatë ditës, komisionerja Kos është takuar edhe me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.




