Ish-deputeti i PDK-së, Arian Tahiri, ka reaguar pas incidentit të ndodhur në Skenderaj mes Sami Lushtakut dhe Hysni Mehanit, duke bërë thirrje për maturi, unitet dhe përgjegjësi institucionale.
Tahiri ka theksuar se Skenderaj mbetet simbol i krenarisë, qëndresës dhe sakrificës së popullit shqiptar, ndërsa politika, sipas tij, duhet të shërbejë për bashkim e jo për ndarje mes qytetarëve.
“Në zemër të Drenicës, në Skenderaj, në vendin e krenarisë, qëndresës dhe mikpritjes, ku çdo rrugë mban gjurmët e vuajtjeve dhe sakrificës shekullore të popullit tonë”, ka shkruar ai.
Ai shtoi se politika duhet t’i afrojë njerëzit rreth mundësive më të mira për të gjithë dhe jo të krijojë përçarje e urrejtje.
Sipas Tahirit, propaganda, linçimet dhe ofendimet nuk i shërbejnë shoqërisë dhe as të ardhmes së Kosovës.




