Ish presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vlerësuar zhvillimin dhe potencialin e të rinjve kosovarë, duke theksuar se vendi po ndërton një gjeneratë që mëson shpejt, punon fort dhe synon të ardhmen.
Përmes një postimi, Osmani tha se në zemër të Prishtinës po shkruhet një histori suksesi që vazhdon të rritet çdo ditë, duke iu referuar kompanisë Teleperformance, ku sipas saj mbi 2200 të rinj dhe profesionistë po ndërtojnë të ardhmen e tyre.
Ajo shtoi se përmes punës dhe angazhimit të të rinjve, Kosovës do t’i jepet e ardhmja që meriton.




