Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe ish-presidentja Vjosa Osmani kanë vizituar kompaninë ASK Foods në Gjilan, të cilën e kanë vlerësuar si shembull të suksesit vendor.
Abdixhiku ka theksuar se zhvillimi ekonomik arrihet përmes bashkëpunimit mes shtetit dhe sektorit privat, duke kritikuar qasjet që, sipas tij, i shohin bizneset me mosbesim.
Ai ka thënë se Kosova ka nevojë për më shumë prodhim, investime dhe eksport, ndërsa shteti duhet të jetë partner i bizneseve dhe jo pengesë për to.




